Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se është diagnostikuar me kancer të prostatës.
Netanyahu tha se iu nënshtrua një “trajtimi të synuar” që e eliminoi problemin dhe nuk la asnjë shenjë të tij.
“Sot u publikua raporti im vjetor mjekësor. Kërkova që publikimi i tij të shtyhet me dy muaj, në mënyrë që të mos publikohet në kulmin e luftës, në mënyrë që të mos lejohet regjimi terrorist iranian të përhapë edhe më shumë propagandë të rreme kundër Izraelit”, tha ai në një deklaratë.
“Pata një problem të vogël mjekësor me prostatën që u trajtua plotësisht. Falë Zotit, e kam lënë pas”, shtoi ai, duke vënë në dukje se është i shëndetshëm dhe aktualisht në “gjendje të shkëlqyer fizike”.






















