Bota 14 August 2025, 17:00 Nga VNA

Mahmoud al Sharif, vëllai i gazetarit të vrarë në Gaza: E vranë sepse tregonte urinë e palestinezëve

Ndaje në Whatsapp
Mahmoud al Sharif, vëllai i gazetarit të vrarë në Gaza: E

 

Flet vëllai i gazetarit të Al Jazeera-s të vrarë në Gaza së bashku me pesë kolegë të tjerë: “Fushata kundër tij nisi një muaj pas fillimit të luftës, sepse Izraelit nuk i pëlqente fama e tij.”

Kur i pyet një palestinez: “Nga je?”, shpesh përgjigjja nuk përputhet me vendin ku banon, por me vendin që familja e tij është detyruar të lërë gjatë Nakbës, shpërnguljes së madhe të detyruar.

Mahmoud Al Sharif, vëllai i Anas-it, gazetari i ri i Al Jazeera-s i vrarë të dielën së bashku me pesë kolegë në një sulm të drejtpërdrejtë të ushtrisë izraelite, tregon se ata janë “nga qyteti al-Majdal, tani pjesë e Ashkelonit, në Izrael. Në vitin 1948, të afërmit tanë u vendosën në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, ku ka lindur dhe jetuar Anasi.”

Ai flet me ne në telefon në ditën e tretë të ceremonive mortore për vëllain e tij më të vogël. Pranë tij ndodhet edhe gruaja e gazetarit, Bihan.

“Pranoj çdo pyetje që të më bëni, në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërit,” thotë Mahmoud. Përpara se të tregojë se kush ishte Anasi, ai dëshiron të përballet me akuzat e ushtrisë izraelite, e cila pretendon se e vrau “sepse ishte terrorist i Hamasit”:

“Gjithçka është e pavërtetë, ai nuk ka qenë kurrë. Është propagandë. Fushata kundër tij filloi një muaj pas nisjes së luftës, sepse Izraelit nuk i pëlqente fama e tij. Në dhjetor 2023, na bombarduan shtëpinë dhe babai ynë vdiq.”

Ushtria publikoi një screenshot të një mesazhi ku Anas thuhej se lavdëronte masakrën e 7 tetorit, duke e akuzuar se ishte drejtues i një celule që lëshonte raketa dhe duke treguar foto me liderin Yahya Sinwar.

“Nuk drejtonte asgjë: ishte një fotoreporter, një njeri i thjeshtë nga Gaza. Jo një militant.” Mahmoud emocionohet teksa mbron Anasin:

“Është e dhimbshme të dëgjosh këto fjalë për të, që e jetoi profesionin si një mision: ishte ndër të paktët që kishin mbetur në veri, e vranë tani sepse po tregonte urinë.”

Mahmoud shpjegon se vëllai i tij nuk ka marrë kurrë pagesa nga grupi terrorist, siç ka shkruar zëdhënësi i ushtrisë. Para luftës, ka ndodhur shpesh që ai të merrte pjesë si reporter në tubimet dhe festimet e Hamasit dhe Xhihadit Islamik sepse “fotografonte ngjarjet politike të Rripit dhe i dërgonte imazhet në agjenci. Por kjo nuk do të thotë të jesh i lidhur me ta.”

Mahmoud dhe Bihan shtrojnë pyetjen:

“Pse IDF nuk e synoi vetëm atë? Ata e dinin ku ndodhej, kaloi 22 muajt e fundit në tendën e mediave, përpara spitalit Al Shifa: mund ta arrestonin dhe ta merrnin në pyetje. Pse ta vrisnin në këtë mënyrë? Si e justifikojnë vrasjen e pesë kolegëve të tjerë?”

Ata flasin edhe për një polemikë të mundshme që nuk ka arritur ende: Bihan mban mbiemrin Sinwar.

“Dua ta bëj të qartë: nuk është farefis i ish-liderit të Hamasit, siç ka thënë dikush. Sinwar është një mbiemër shumë i zakonshëm këtu.”

Ndërsa Mahmoud flet me bollëk, Bihan flet pak dhe ia lë atij rrëfimin. Zëri i saj i lehtë mezi dëgjohet në telefon.

“Më dhemb që fëmijët e mi nuk do të rriten me babain e tyre,” thotë ajo. Anas ishte babai i Sham-it dhe Salah-ut, përkatësisht 4 vjeç dhe 15 muajsh.

“E pamë për herë të fundit para një jave. Po bënte një reportazh për kamionët e ndihmave të bllokuara dhe na erdhi të na vizitonte,” vazhdon e reja, që kishte qëndruar në veri të Gazës për të qenë afër tij.

Gjatë kësaj lufte, kanë kaluar edhe tre muaj pa e parë fare. Sot, Sham thotë se do të bëhet gazetare si Anasi. Ajo gjithmonë kërkonte që celulari të ishte në kanalin Al Jazeera “dhe kur ai shfaqej, e mbushte ekranin me puthje”.

“Vëllai im i adhuronte fëmijët e tij, ishte një njeri i gëzuar dhe shumë i ëmbël. Gjithmonë ka qenë ambicioz, kishte studiuar Gazetari dhe Komunikim në Universitetin Al-Aqsa. Ëndërronte një ditë të shkonte në Doha dhe të punonte në selinë qendrore të Al Jazeera-s. Por nuk do ta linte kurrë Gazën gjatë luftës.”

Të dielën, dy vëllezërit biseduan në telefon për 40 minuta. “Më tha se i kishin propozuar të largohej nga Rripi, por ai refuzoi.”

 

Corriere della Sera 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme