Bota 14 August 2025, 08:34 Nga VNA

Tragjedi në Mesdhe: Dy anije me migrantë fundosën pranë Lampedusës, 22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Mesdhe: Dy anije me migrantë fundosën pranë

Të paktën 22 migrantë humbën jetën të mërkurën pasi dy anije u fundosën pranë bregut të Lampedusës, raportojnë agjencitë humanitare. Rreth 60 persona janë shpëtuar, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur. Sipas Kryqit të Kuq, 56 burra dhe katër gra u nxorën gjallë nga deti, por numri i saktë i udhëtarëve në bord mbetet i paqartë.

Anijet ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Zavija dhe Tripoli në Libi. Sipas rrëfimeve të të mbijetuarve për agjencinë italiane ANSA, pasi një prej anijeve filloi të fundosej, disa migrantë u zhvendosën në tjetrën, e cila u mbingarkua dhe u përmbyt. Ndër viktimat e para të transportuara në morgun e Lampedusës ishin një foshnjë e sapolindur, tre fëmijë, dy burra dhe dy gra.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Filippo Ungaro, konfirmoi se janë gjetur 20 trupa dhe po aq persona figurojnë ende të zhdukur. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, tha se tragjedia ndodhi rreth 14 milje detare nga Lampedusa, ndërsa raportet mediatike flasin për 97 persona në dy anijet.

 


Sipas UNHCR-së, vetëm këtë vit 675 migrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Mesdheun, ndërsa mbi 38 mijë kanë mbërritur në Itali. Piantedosi e cilësoi episodin si një thirrje urgjente për të ndaluar udhëtimet e rrezikshme që nisin nga Afrika e Veriut, ku Italia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për frenimin e fluksit të migrantëve.

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme