Bota 3 Prill 2026, 18:09 Nga VNA

Lufta me Iranin, 6594 Izraelitë janë plagosur

Ndaje në Whatsapp
Lufta me Iranin, 6594 Izraelitë janë plagosur

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit 148 persona janë dërguar në spital si pasojë e luftës me Iranin.

Kjo e çon numrin total të të shtruarve në spital që nga fillimi i konfliktit në 6594, me 124 persona që aktualisht po marrin trajtim, shkruan skynews.

Ministria nuk jep se pse janë plagosur pasi disa nga të shtruarit mund të jenë trajtuar për lëndime të pësuara gjatë përpjekjes për të arritur një strehë, dhe jo si pasojë direkte e zjarrit të raketave.

Gjatë natës pati disa goditje në Izraelin qendror pasi Irani lëshoi një predhë me klaster.

Shërbimet emergjente u dërguan në 10 vende goditjeje, me dëme të raportuara në shtëpi, rrugë dhe vetura të parkuara, por pa të plagosur.

Izraeli kanë nisur javë më parë një fushatë ajrore ndaj Iranit, pasi kjo e fundit dyshohet se është afër krijimit të bombës bërthamore.

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme