
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund ta hapin lehtësisht Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se me “pak më shumë kohë” SHBA mund të ndërhyjnë për ta hapur këtë korridor strategjik të transportit të naftës.
“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë një pasuri,” shkroi Trump.
Ai shtoi se një veprim i tillë “do të ishte një burim i madh pasurie për botën”.






















