Bota 28 Prill 2026, 13:29 Nga VNA

Kimmel: Batuta për Melania Trump ishte vetëm një shaka, jo thirrje për dhunë

Ndaje në Whatsapp

Kimmel: Batuta për Melania Trump ishte vetëm një shaka, jo

Moderatori i emisioneve të natës vonë Jimmy Kimmel është justifikuar për një batutë të tijën ndaj Melania Trump, vetëm pak ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Zonja e parë e cilësoi skeçin e transmetuar të enjten e kaluar si “të mbushur me urrejtje dhe dhunë”, ndërsa Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje rrjetit televiziv ABC që të shkarkojë komedianin.

Tre ditë më vonë, një person i armatosur hapi zjarr gjatë darkës së gazetarëve në Uashington, ku presidenti Donald Trump kishte marrë pjesë së bashku me Melania Trump. Autoritetet kanë deklaruar se sulmi mund të ketë pasur si objektiv anëtarë të administratës Trump.

Në batutën që shkaktoi polemika, Kimmel tha gjatë emisionit të tij: “Zonja e parë, Melania, është këtu. Shikoni sa e bukur është. Znj. Trump, ju keni një shkëlqim si i një vejushe në pritje.”

Në monologun e parë në “Jimmy Kimmel Live!” pas incidentit, komediani tha se bëhej fjalë për një shaka të lehtë që lidhej me diferencën 23-vjeçare në moshë mes presidentit dhe bashkëshortes së tij.

“Nuk ishte në asnjë mënyrë një thirrje për atentat dhe ata e dinë këtë. Kam qenë prej vitesh shumë i zëshëm kundër dhunës me armë”, u shpreh ai.

Melania Trump reagoi të hënën në platformën X duke shkruar se “njerëz si Kimmel nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë çdo mbrëmje në shtëpitë tona për të përhapur urrejtje”.

Edhe Donald Trump reagoi në rrjetin Truth Social, duke thënë se komentet e Kimmel ishin “një thirrje për dhunë” dhe se komediani duhet të shkarkohet menjëherë nga ABC dhe kompania Disney.

Presidenti dhe zonja e parë u evakuuan pa u lënduar nga darka e zhvilluar në hotelin Washington Hilton, pasi një person i armatosur hapi zjarr pranë një pike sigurie të aktivitetit.

I dyshuari, i identifikuar si 31-vjeçari Cole Tomas Allen, u neutralizua nga agjentët pranë një shkalle që të çonte drejt sallës ku po zhvillohej darka me qindra gazetarë, zyrtarë dhe figura publike.

Allen u paraqit të hënën para gjykatës, ku u akuzua për tentativë për atentat ndaj presidentit dhe për disa shkelje që lidhen me armët. Ai nuk paraqiti deklarim fajësie.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme