Bota 29 Prill 2026, 07:34 Nga VNA

“E kemi mposhtur atë kundërshtar ”- Trump për luftën me Iranin: Edhe mbreti Charles pajtohet me mua, nuk do lejojmë që të këtë armë bërthamore

Ndaje në Whatsapp
“E kemi mposhtur atë kundërshtar ”- Trump për

Në darkën me mbretin Charles Presidenti i SHBA-ve, Donald Trumo ka bërë një referencë të shkurtër për konfliktin në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara “po ecin shumë mirë” në luftën e tyre me Iranin.

“Ne e kemi mposhtur ushtarakisht atë kundërshtar të veçantë”, u shpreh Trump.

“Ne nuk do ta lejojmë kurrë atë kundërshtar, Charles është dakord me mua, madje edhe më shumë se unë, nuk do ta lejojmë kurrë që ai kundërshtar të ketë një armë bërthamore.”

Presidenti vijoi duke theksuar se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qëndruar së bashku “sfidues dhe triumfues kundër forcave të komunizmit, fashizmit dhe tiranisë”.

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme