Bota 28 Prill 2026, 17:03 Nga VNA

Irani: Armëpushimi në fuqi, por lufta nuk ka mbaruar

Ndaje në Whatsapp

Irani: Armëpushimi në fuqi, por lufta nuk ka mbaruar

Ndërsa armëpushimi mbetet në fuqi, Irani nuk e konsideron ende të përfunduar konfliktin, deklaroi një zëdhënës ushtarak iranian në një prononcim për televizionin shtetëror, të raportuar menjëherë pas një postimi të fundit të Donald Trump në rrjetet sociale.

“Situata vazhdon të trajtohet si kohë lufte dhe baza e të dhënave mbi objektivat dhe pajisjet ushtarake është përditësuar”, u shpreh zëdhënësi.

Duke iu referuar situatës në Ngushticën e Hormuzit, ai sqaroi gjithashtu ndarjen e kontrollit mes strukturave ushtarake iraniane, përkatësisht forcave të rregullta dhe Gardës Revolucionare.

Sipas tij, pjesa perëndimore e ngushticës administrohet nga Garda Revolucionare, ndërsa pjesa lindore nga ushtria e rregullt e Republikës Islamike.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se udhëheqja iraniane është e përçarë nga brenda dhe se nuk është e qartë se kush ushtron realisht kontrollin mbi vendin.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme