Bota 28 Prill 2026, 15:34 Nga VNA

Influenceri polak mbledh mbi 50 milionë paund për fëmijët me kancer, mbështetet nga Lamine Yamal dhe Chris Martin

Ndaje në Whatsapp

Influenceri polak mbledh mbi 50 milionë paund për fëmijët me

Një influencër polak ka arritur të mbledhë më shumë se 250 milionë zloty (mbi 50 milionë paund) për një fondacion që ndihmon fëmijët me kancer, pas një transmetimi të pandërprerë në internet që zgjati nëntë ditë.

Ylli i YouTube Piotr Hancke, i njohur për ndjekësit e tij si Latwogang, e realizoi këtë nismë duke transmetuar drejtpërdrejt nga një apartament në Varshavë.

Transmetimi, që përfundoi të dielën, u mbështet nga disa figura të njohura ndërkombëtare, mes tyre këngëtari i Coldplay, Chris Martin, portieri polak Wojciech Szczęsny dhe talenti i ri i futbollit spanjoll, Lamine Yamal.

Yamal u shfaq në një video të Szczęsny për të mbështetur fushatën, e cila ishte në ndihmë të fondacionit polak Cancer Fighters Foundation (CFF).

Gjatë gjithë transmetimit, 23-vjeçari dëgjoi vazhdimisht një këngë bamirësie të regjistruar nga reperi polak Bedoes 2115. Kënga, e shkruar si një “diss track” kundër kancerit, përfshin edhe zërin e një fëmije që po lufton me sëmundjen.

Chris Martin u lidh me një videothirrje dhe interpretoi një fragment të shkurtër muzikor, duke kërkuar edhe ndjesë për përpjekjen e tij për të folur në polonisht.

Në nismë morën pjesë edhe shumë figura të tjera të sportit dhe të mediave sociale në Poloni. Futbollisti Robert Lewandowski publikoi në TikTok një video ku kërcente me këngën e fushatës dhe më pas shkroi në Instagram se ishte “krenar që është polak”.

Disa nga të ftuarit e njohur rruajtën kokën në shenjë solidariteti me pacientët me kancer, ndërsa edhe vetë Latwogang bëri të njëjtën gjë gjatë transmetimit.

Në kulmin e saj, transmetimi u ndoq njëkohësisht nga rreth 1.4 milionë njerëz. Deri tani, fondacioni ka konfirmuar se janë mbledhur më shumë se 52 milionë paund, një shumë më shumë se trefishi i rekordit të mëparshëm botëror për një livestream bamirësie.

Fondacioni ka hapur edhe një faqe të posaçme për të publikuar në mënyrë transparente përdorimin e fondeve, duke theksuar se çdo kontribut do të kthehet në ndihmë reale për fëmijët që luftojnë çdo ditë me kancerin.
[3:24 PM, 4/28/2026] Desada Metaj: Një influencër 23-vjeçar nga Polonia arriti të mbledhë mbi 50 milionë paund për fëmijët me kancer, pas një livestreami maratonë që zgjati 9 ditë pa ndërprerje.

Në nismë u përfshinë edhe emra të mëdhenj si Lamine Yamal, Chris Martin dhe Robert Lewandowski, ndërsa në kulmin e saj transmetimi u ndoq njëkohësisht nga 1.4 milionë njerëz.

Një rekord i ri bamirësie në internet.

Influenceri polak mbledh mbi 50 milionë paund për fëmijët me

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme