Politika 28 April 2026, 18:00 Nga VNA

Kurti: LDK përmend Vjosa Osmanin pa vendim zyrtar të Kryesisë dhe pa sqaruar 15 nënshkrimet

Ndaje në Whatsapp
Kurti: LDK përmend Vjosa Osmanin pa vendim zyrtar të Kryesisë dhe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar në konferencën e sotme për media zhvillimet politike dhe deklaratat e fundit të LDK-së lidhur me 15 nënshkrimet e prezantuara nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, si dhe për përmendjen e kandidaturës së Vjosa Osmanit.

Kurti është shprehur se LDK nuk ka sqaruar se për çfarë përfaqësojnë këto 15 nënshkrime, ndërkohë që, sipas tij, po kërkohet garanci për 66 vota në një proces të fshehtë votimi.

“Kryetari i LDK-së nuk tregon se për kë i ka 15 nënshkrime, por kërkon garanci për 66 vota në kuti, në një votim të fshehtë. Pra 15 nënshkrime pa emra, me datë të pardjeshme, ua tregon juve dhe jo mua, dhe kërkon garanci për votat në kuti”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk është as logjike dhe as serioze. Ai ka shtuar se LDK po përmend emra kandidatësh pa marrë më parë vendimet përkatëse brenda strukturave të saj.

“Është totalisht e palogjikshme dhe jo serioze. Kush dëshiron bashkëpunim me ne, duhet të sjellë listën me 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit të LDK-së. Pastaj mund të shtojmë edhe ne 15 nënshkrime dhe të diskutojmë. Nuk mund të përmendet një emër pa vulën e Kryesisë së LDK-së. Le të mblidhet Kryesia dhe të sqarojnë për çfarë janë ato nënshkrime. Unë nuk përcaktoj kandidatin e LDK-së”, është shprehur Kurti.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme