Bota 28 Prill 2026, 21:33 Nga VNA

Trump sulmon Merz: Ai nuk e di çfarë flet, nuk është rastësi që Gjermania po shkon kaq keq

Ndaje në Whatsapp

Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kancelarit gjerman Friedrich Merz lidhur me konfliktin dhe negociatat me Iranin, duke e akuzuar atë për mungesë njohurish dhe duke kritikuar gjendjen e Gjermanisë.Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Merz “nuk e ka idenë për çfarë po flet”, duke reaguar ndaj komenteve të këtij të fundit se iranianët janë më të fortë nga sa pritej dhe se SHBA-ve u mungon një strategji bindëse në negociata.
“Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të ishte peng. Unë po bëj diçka që të tjerët duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania po shkon kaq keq”, shkroi Trump, duke sulmuar drejtpërdrejt politikën dhe ekonominë gjermane.

Nga ana tjetër, Friedrich Merz kishte deklaruar më herët se udhëheqja iraniane po “poshtëron” Shtetet e Bashkuara dhe kishte vënë në dyshim qartësinë strategjike të Uashingtonit. Ai theksoi se hyrja në konflikte është më e lehtë sesa gjetja e një daljeje, duke sjellë si shembuj përvojat në Afganistan dhe Irak.
Sipas Merz, aktualisht nuk është e qartë se çfarë rruge do të ndjekin SHBA-të për të dalë nga kriza, ndërsa ai vlerësoi se pala iraniane po tregohet një negociatore shumë e aftë në këtë përballje.

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme