Kronika 8 Maj 2025, 22:07 Nga VNA

BKH mësyn shtabet elektorale të Tom Doshit, Lala: U gjetën para, lista me emra dhe tollona nafte...

Ndaje në Whatsapp
BKH mësyn shtabet elektorale të Tom Doshit, Lala: U gjetën para,

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", foli për krimet zgjedhore dhe aksionin e sotëm të BKH-së në Shkodër, ku kanë "mësyrë" në shtabet e Tom Doshit.

Gazetarja tha se janë gjetur para dhe lista votuesish, ndërkohë që dha detaje nga kontrollet e zhvilluara dhe hetimet e deritanishme për korrupsion në zgjdhje dhe shitblerje të votës.

"BKH, disa agjentë, të mbështetur nga policia, kanë ushtruar kontrolle personale dhe të automjeteve për disa shtetas që dyshohen si pjesë e shtabeve elektorale të zotit Tom Doshi.

Është hera e parë që kur ka nisur fushata, është hetim i nisur nga ana e policisë dhe është vënë në lëvizje SPAK. Gjykata e Posaçme ka firmosur 6 urdhër kontrolle, që kanë të bëjnë me 6 shtetas, 9 automjete dhe u janë marrë celularët. Janë ushtruar kontrolle në Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe. Janë gjetur të dhëna interesante.  Po hetohet për korrupsion në zgjedhje, shitblerje të votës.

Gjatë kontrolleve, janë kontrolluar 7 persona, një punonjës i OSHE. Janë marrë 7 celularë. Është ushtruar kontroll në 9 automjete, njëri në pronësi të OSHEE. Po ashtu janë gjetur lista me emra qytetarësh. Është operacion i koduar premtimi. Deri tani, përmes dëshmitarëve dhe vëzhgimeve në terren, rezulton se janë premtuar para në këmbim të votës. Janë firmosur urdhër kontrolle. Nuk ka patur të ndaluar sepse po kryqëzohen të dhënat, në telefonat dhe vëzhgimet në terren. Po ashtu, rezulton se ka të dhëna, bëhet fjalë për një krim që vijon dhe mund të gjenden dhjetëra komunikime, mund të japin të dhëna për arrestimin e personave. Një prej personave nuk ka pranuar kontrollin e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, por pastaj është lënë i lirë.

Janë gjetur lista me emra qytetarë dhe shumat përkatëse që dyshohet se do t'ju jepeshin qytetarëve. Janë gjetur shuma parash dhe tollona nafte.

Ky kontroll në Vaun e Dejës vjen pak ditë pasi Rama ishte në Shkodër. Tërhoqi vëmendjen një kritikë e tij në adresë të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, la të nënkuptohet se zyrtarë mund të punon në favor të Tom Doshit. Tha “Kristian mos luaj me dy porta”. Kryeministri zgjodhi të bënte shembull. Pra janë fokusuar në Vaun e Dejës dhe zonën e Malësisë së Madhe.

Është pak a shumë si rasti i Elbasanit në zgjedhjet e kaluara. Ky operacion po vijon. Me sa kam kuptuar, kam konstatuar që ndonjëeri që është pjesë e shtabeve mund të jetë infiltruar, pasi Prokuroria ka patur informacion të saktë dhe të detajuar. Ata kanë shkuar në pikat përkatëse pa problematikë, i kanë zënë në flagrancë pa patur mundësi të heqin paratë dhe listat.

Zoti Dumani ka qenë në Shkodër, ka kërkuar hetim për korrupsionin, shitblerjen, etj. Ka shkuar edhe në Lezhë sepse edhe atje ka një hetim që po vijon dhe ka të dhëna për shitblerje të votës", tha Lala.

 

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme