Kronika 8 May 2025, 15:49 Nga VNA

Vrasja e paralajmëruar e Hasit, pafuqia e shtetit për ta parandaluar

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e paralajmëruar e Hasit, pafuqia e shtetit për ta parandaluar

Ylber Jaku, 41-vjeçar, ish-emigrant në Britaninë e Madhe, qëlloi pasditen e së mërkurës për vdekje komshiun e tij në fshatin Plas të Hasit, një vrasje jo vetëm e paralajmëruar, por që dëshmoi edhe pafuqinë e shtetit për ndërhyrë dhe zgjidhur konfliktet e pronësisë.

Viktima u identifikua si Rushit Sallahu, 34 vjeç. Ylber Jaku, i cili aktualisht punonte në një kompani private, e priti shënjestrën e tij dhe qëlloi për vdekje. Ai u arrestua fill më pas nga një patrullë policie që qarkullonte në Has në kuadër të fushatës zgjedhore. Policia sekuestroi edhe armën që autori i dyshuar përdori për të kryer vrasjen.

Jaku ka zgjedhur të heshtë. Nuk ka thënë asnjë fjalë për krimin e kryer. Por vrasja e 34-vjeçarit i parapriu një tjetër krim i rëndë, ku të plagosur rëndë mbetën dy prindërit e Ylber Jakut.

Më 6 maj, Artjola Sallahu, 21-vjeçare, motra e viktimës Rushit Sallahu, rrëmbeu sëpatën dhe goditi disa herë Agim e Vera Jakun.

Agim Jaku, 65 vjeç, u godit prej saj në kokë. Për fat, mundi të mbijetonte. E shoqja, Vera, 60 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda në nofull dhe ka thyer legenin.

Ylberi, i biri, udhëtoi me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Pasi takoi prindërit, mori rrugën në drejtim të fshatit, ku edhe ekzekutoi vëllain e 21-vjeçares. Vajza ndërkohë ishte vënë në pranga nga policia për akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje.”

Në Shqipëri, vrasjet për motive pronësie kanë qenë të shumta dhe mbeten një plagë e pashëruar, që po merr jetë njerëzish. Rasti i Hasit dëshmon edhe njëherë pafuqinë e shtetit për të ndërhyrë. Dy familjet, Jaku dhe Sallahu, ishin në përplasje dhe konflikt prej afro dy dekadash. Bëhet fjalë për një rrugë. Familja Jaku kërkonte të kalonte afër shtëpisë së Sallahut që të lidhej me rrugën kryesore të fshatit. Këta të fundit nuk pranonin. Për këtë mosmarrëveshje kishin shkuar disa herë në dyert e policisë.

Në ditët e fundit konflikti ishte ashpërsuar shumë. Derisa e reja, e cila në vend që të ishte në dyert e ndonjë universiteti apo të mësonte një gjuhë të huaj për t’u integruar, mori sëpatën dhe sulmoi duke masakruar dy të moshuar. Barbaria nuk mori fund me këtë akt. Fqinji me të cilin ishin rritur derë më derë, mori armën dhe i mori jetën vëllait të saj.

Artjola Sallahu ndodhet në arrest shtëpie. Vëllai i saj Rushit Sallahu mbeti viktimë. Ylber Jaku do ta mbyllë jetën përjetësisht prapa hekurave. Prindërit e tij janë në spital duke u dergjur prej plagëve.

Shteti dhe institucionet flasin për pasaportën europiane, por nuk thonë një fjalë për vrasjen për një rrugë fshati. Konflikti sa është ndezur. Ndoshta mund të pasohet nga të tjerë. Dy shtëpi të shkretuara do të mbeten tani si shenjë e një konflikti banal që solli veç viktima ku shteti ishte thjesht i padukshëm. Njëra prej familjeve duhet të ikë prej andej. S’mund të bashkëjetojë me vrasësin. Shteti e tregoi pafuqinë për të parandaluar një vrasje të paralajmëruar. Jetë të këputura në mes, jetë të shkatërruara dhe skamje. Shqipëri, prill 2025, atje ku shteti bën sehir një masakër njerëzore.

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme