Bota 30 Qershor 2024, 09:20 Nga VNA

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Ndaje në Whatsapp
Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për

Presidenti Joe Biden foli të premten lidhur me shqetësimet e demokratëve për atë që u konsiderua si një paraqitje e dobët në debatin e parë presidencial. Siç raporton korreposdentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, disa mbështetës po bëjnë thirrje që ai të largohet nga gara presidenciale, por analistët thonë se presidenti aktual mund të përmirësohet në debatet e tjera.

Një ditë pas debatit presidencial me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, Presidenti Joe Biden vazhdoi fushatën në Karolinën e Veriut. Ai dukej plot energji ndërsa fliste mbi pikëpyetjet e ngritura për moshën e tij pas debatit të parë.

“Unë nuk flas aq mirë sa dikur. Nuk debatoj si dikur. Por unë di ta bëj këtë punë. Unë di si t’i bëj gjërat. Si miliona amerikanë, unë e di se kur rrëzohesh, duhet të ngrihesh përsëri”, deklaroi zoti Biden.

Analistët thonë se hezitimi gjatë debatit dhe komentet e zbehta, kryesisht në fillim të debatit, ishin të dukshme.

“Detaji më i spikatur i mbrëmjes ishte toni i zërit të zotit Biden, i lëkundur dhe i zbehtë. Ai nuk ishte i aftë të jepte përgjigje të thejshta dhe koherente. Ai iu përgjigj pyetjeve vetëm gjysmën e kohës së debatit dhe në disa momente ai humbi aftësinë për vazhduar të shprehte mendimin e tij”, thotë Michael Kimmag, nga Universiteti Katolik i Amerikës.

Zoti Biden, 81-vjeçar, tha se kishte dhimbje të fytit, por shqetësimet për moshën e presidentit u intensifikuan pas debatit. Senatori republikan Marco Rubio vuri në dyshim aftësinë e zotit Biden për të udhëhequr.

“Duhet të pyesni veten se në të vërtetë kush i merr vendimet çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë, sepse nuk mendoj që personi që pamë në debat është është i aftë të qeverisë”, deklaroi ai.

Shumë demokratë shprehën zhgënjimet e tyre në rrjetet sociale pas debatit. Gazeta “The New York Times” shprehej përmes një editoriali se: “për t’i shërbyer vendit të tij, Presidenti Biden duhet të largohet nga gara”.

Nëse presidenti nuk largohet vullnetarisht nga gara, ai është ende në rrugën e duhur për të siguruar emërimin e partisë në Konventën Kombëtare të Demokratëve, që mbahet në muajin gusht.

Por nëse zoti Biden do të largohej nga gara, një ndër emrat e përfolur për ta zëvendësuar atë është guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom. Ky i fundit e mbështeti zoti Biden edhe pas debatit të së enjtes.

“Nuk ka të bëjë me stilin, por me dhënien e rezultateve për popullin amerikan. Dhe sonte, mendoj se Joe Biden u kujtoi amerikanëve arritjet dhe vizionin e tij për të ardhmen” , tha ai.

Disa analistë mendojnë se paraqitja e zotit Biden mund të ndryshojë në debatet e tjera.

“Zakonisht, udhëheqësit në detyrë, nuk paraqiten mirë në raundin e parë të debateve, sepse nuk kanë praktikuar të flasin në mitingje, ndërsa zoti Trump është praktikuar të flasë në tubime. Duhet të presim dhe të shohim nëse zoti Biden do të përmirësohet. Besoj se ai do të dalë më mirën në debatin tjetër që do të mbahet në muajin shtator”, thotë Howard Stoffer, nga Universiteti New Haven.

Por deri atëherë do të jetë tepër vonë që demokratët të zgjedhin një kandidat të ri. Debati i ardhshëm presidencial është planifikuar të zhvillohet më10 shtator dhe do të organizohet nga rrjeti ABC News./VOA

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme