Bota 27 June 2024, 09:31 Nga VNA

Finlanda, shteti i parë që do të vaksinojë njerëzit kundër gripit të shpendëve

Ndaje në Whatsapp
Finlanda, shteti i parë që do të vaksinojë njerëzit

Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve kundër gripit të shpendëve nga java e ardhshme. Fillimisht, kjo vaksinë do t’iu ofrohet disa punëtorëve që punojnë me kafshët, thanë autoritetet shëndetësore. Shteti nordik ka blerë vaksina për 10.000 persona. Ato jepen përmes dy dozave dhe vaksinat janë blerë në kuadër të blerjes së përbashkët të Bashkimit Evropian për 40 milionë doza për 15 shtete, nga prodhuesi CSL Seqirus.

Komisioni Evropian tha se Finlanda do të jetë shteti i parë që do të ofrojë vaksina të tilla për njerëzit.

Vaksinat do t’iu ofrohen personave mbi 18 vjeç që janë në rrezik më të madh që të preken nga gripi i shpendëve për shkak të punës së tyre dhe rrethanave të tjera”, tha Instituti finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie.

Viteve të fundit, gripi i shpendëve apo varinati H5N1, ka vrarë apo shkaktuar vdekjen e qindra miliona shpezëve në mbarë botën në vitet e fundit dhe po ashtu gjithnjë e më shumë po përhapet te gjitarët, përfshirë te lopët në Shtetet e Bashkuara, por në disa raste po prek edhe njerëzit.

Autoritetet thanë se Finlanda nuk ka regjistruar asnjë rast me këtë grip te njerëzit. Megjithatë, shteti dëshiron të nisë vaksinimin për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes në ferma.

Vitin e kaluar, për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve në ferma, Finlanda asgjësoi 485.000 kafshë, në mënyrë që virusi të mos përhapej te njerëzit./REL

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme