Bota 17 Qershor 2024, 08:44 Nga VNA

“Samiti i paqes për Ukrainën jo plotësisht në unanimitet”, DW: Mister se si të përfshihet Rusia në këtë proces

Ndaje në Whatsapp

Për dy ditë me radhë në fundjavë në Zvicër u diskutua për të ardhmen e Ukrainës. Rreth 100 shtetet pjesëmarrëse u mblodhën për të diskutuar në afërsi të Lucernës. Samiti u mbyll të dielën (16.06.2024) me një deklaratë përfundimtare, në të cilën 80 nga 93 pjesëmarrësit u shprehën, që “integriteti territorial” i vendit të sulmuar nga Rusia të jetë baza e një marrëveshjeje të paqes.

Në deklaratën e samitit Rusia bëhet përgjegjëse për luftën në Ukrainë, ku ka shkaktuar vuajtje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime. Këtë dokument nuk donin ta nënshkruanin ndër të tjera Brazili, Arabia-Saudite, India, Afrika e Jugut, Tajlanda, Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesërisht këto shtete vazhdojnë bashkëpunimin me Rusinë në të ashtuquajturin grupi Brics dhe pavarësisht sulmit ndaj Ukrainës ruajnë raporte miqësore me Moskën. Në draftin për deklaratën përfundimtare kjo morr në konsideratë, ndaj Rusia nuk dënohet shprehimisht për sulmin e saj.

Sipas kancelarit të Austrisë Karl Nehammer fakti që disa shtete refuzuan ta nënshkruajnë dokumentin ka të bëjë vetëm me disa hollësi mbi terma të caktuara diplomatike. Por baza e përgjithshme e deklaratës nuk cënohet prej kësaj, tha Nehammer. “Ndaj nuk jam fort i shqetësuar, që dokumenti nuk u nënshkrua nga të gjithë”, tha Nehammer. Ekziston dëshira për një konferencë pasuese për Ukrainën. Por është ende herët, për ta thënë, se si do të jetë formati i saj dhe nëse mund të jetë edhe Rusia pjesëmarrëse. Presidentja e Zvicrës Viola Amherd e vlerësoi deklaratën përfundimtare të samitit si një “sinjal të qartë ndaj njerëzve në Ukrainë dhe të gjithëve, që janë prekur direkt nga pasojat e luftës: Një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka vullnetin për të vënë në lëvizje ndryshimin.”.

“Jemi në rrugë të mbarë”

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj në ditën e parë të punimeve e vlerësoi si sukses samitin. “Eshtë një sukses i përbashkët i të gjithë atyre, që besojnë, se një botë e bashkuar, kombet e bashkuara, janë më të fortë se sulmuesi.” Në mbyllje ai duke iu drejtuar pjesëmarrësve tha, se shpreson tani për rezultate të shpejta. Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, konferenca në përgjithësi ka sjellë përparime. “Ne jemi në rrugë të mbarë.” Dokumenti përfundimtar është i plotë dhe “i ekuilibruar”, tha ai. Kuleba theksoi, se Ukraina nuk do të lihet vetëm, që Rusia të flasë me gjuhën ultimative. Përpara fillimit të konferencës për Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti kushte qeverisë në Kiev për bisedimet e paqes.

Paqja ende larg – Si do të vazhohet më tej me Rusinë?

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi, se duhet të bëhen përpjekje për të gjetur kuadrin dhe një plan ecurie për një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Ukrainë. Përfaqësues të disa vendeve kritikuan, që Rusia nuk ishte e ftuar në konferencë. Edhe kancelari gjerman tha, se është e vërtetë që paqja në Ukrainë nuk mund të arrihet pa përfshirë Rusinë në proces. Ministri i Jashtëm i Arabisë-Saudite princi Faisal bin Farhan Al-Sau tha, se bisedimet bindëse kërkojnë kompromise të vështira. Arabia-Saudite bashkë me Turqinë mund të konsiderohen si organizatoret e mundshme të konferencës pasuese.

Qëllimi i konferencës ishte, që të iniciohet një proces paqeje, në të cilin afatgjatë duhet të përfshihet edhe Rusia. Këtë radhë Moska nuk ishte ftuar dhe as nuk pati shprehur dëshirë për të marrë pjesë në konferencë./DW

 

 

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme