Politika 13 June 2024, 19:00 Nga VNA

Berishizmi që vulosi fatin e PD

Ndaje në Whatsapp
Berishizmi që vulosi fatin e PD

Nga Desada Metaj

Dhe në ditën e tretë të vulëmbajtjes, atëherë kur euforia e militantëve po djersitet nga vapa e vetmja gjë e freskët në PD e doktorit vazhdon mbetet “berishizmi”.

Sepse në thelb gjithçka e nisur 30 vjet më parë dhe e vulosur 3 ditë më parë nga Gjykata e Apelit është në funksion dhe sinkron të mënyrës se si Sali Berisha ka drejtuar partinë e tij, ka qeverisur vendin dhe ka manipuluar me të gjithë pushtetet e varura dhe të pavarura prej tij. Për këto arsye ai meriton trajtimin me kujdes nga historia si njeriu që i mbijeton politikës në katin e tetë të pallatit ku banon, duke mos qenë koherent me asnjë qëndrim politik këto 33 vjet përveç mënyrës si trajton kundërshtarin politik dhe “armiqtë e brendshëm”. Këto dy elementë kombinuar me efiçencën e aleancave fluide të doktorit me “regjimin” ishin vendimtare në lulëzimin e biznesit të familjes së tij të betejës me pjesën antiberishiste në PD.

Tashmë është e qartë se PD është pronësi e familjes Berisha. Personalisht kam besuar se brenda një partie të madhe ngjizur nga njerëz të lirë dhe idealistë, me gjithë moskuptimet dhe keqkuptimet ideologjike, programore apo shoqërore kishte ardhur momenti që fryma berishiste të zëvendësohej me ca më shumë konservatorizëm dhe qytetari e ca më pak lakmi e idhujtari.

Për fat të keq kjo rezultoi e pasuksesshme.

Së pari sepse fryma berishiste ishte dhe mbetet e fortë tek një pjesë e militantëve idhujtarë. Ndërkohë që interesat e oligarkëve, lejet e ndërtimit të kullave, pronarëve të mëdhenj të medias vazhdojnë të jenë të lidhura afërsisht me djalin e ish kryeministrit. E si rrjedhojë, faturat e militantëve, protestave, megafonëve mediatikë, metalikë apo atyre me forma njerëzore kanë pasur dhe kane likuiditet pagese pa asnjë pengesë.

Së dyti, që prej momentit të përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD Sali Barisha kishte avantazhin e njohjes së kundërshtarëve. Jo rastësisht muaj pas muaji Foltorja arriti të blejë jo vetëm cektësinë e mendimit dhe qëndrimit por dhe koherencën, ambicjet e mëdha dhe pasiguritë e shumicës së atyre që i dolën kundër Berishës në fillim. Duke rritur kështu numrin e mbështetësve të tij.

Së treti duke përdorur hedhjen e llumit si mënyrën e tij normale të komunikimit Sali Berisha ja doli të intimidojë në masë zërat dhe njerëzit normalë që duan një PD pa berishizëm. Dhe që të përballosh ushtrinë gojështhurrur të Sali Berishës me shpifje dhe akuza duhet të kesh stomak të fortë. E ndërkohë jo të gjithë njerëzit normalë janë të gatshëm ta bëjnë këtë pa marrë asgjë në këmbim.

Për fat të mirë agonia gati 3 vjeçare e një PD-je të shkalafitur mori fund.

Bashkë me të dhe retorika budallaqe e bashkimit mes dy ideologjish që nuk kanë asgjë të përbashkët. Berishizmi vulosi pas 33 vitesh fatin e PD duke e zyrtarizuar atë si formacion politik “tokë e xanun”, kësaj here me letra në hipotekë. Por duke e lënë më të vogël e më të pafuqishme se kurrë më parë.

Asnjëherë në historinë e demokracisë së Shqipërisë PD nuk ka qenë më e përçarë, më e vogël dhe më qesharake se sot. Pjesa që mbeti pa vulë nuk është as më e mira dhe as më e keqja nga copëzat e PD. Por përballë ca njerëzve normalë në formim dhe sjellje, pjesa berishiste është kaq e mjeruar dhe anakronike. Aq sa duket sikur Edi Rama i ka vizatuar siç ja do oreksi politik dhe delli artistik. Vetëm se për penelatat e fundit i duhet të presë kalimin e pronësisë tek Argita. E deri sa kjo të ndodhë, spektakli me “të bashkuarit në diversitet” do të jetë shfaqja e fundit që doktori do ofrojë falas për të gjithë ne që besuam se në të gjallë të tij do mundnim berishizmin në PD.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme