Politika 12 June 2024, 15:45 Nga VNA

Kryemadhi 5 orë në SPAK/ Lobimi, pasuria, operacionet plastike në një çështje

Ndaje në Whatsapp
Kryemadhi 5 orë në SPAK/ Lobimi, pasuria, operacionet plastike në

Pas 5 orësh deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK ku ka dhënë dëshminë. Në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi tha se ishte në cilësinë e personit që ka dijeni, në lidhje me një dosje për pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi.

"Rreth padisë së rremë që ka bërë Erion Veliaj me shërbëtorët e tij iu përgjigjeve në bazë të të dhënave të mia dhe atyre që kam mbledhur ballafaquam gjërat që ka të bëjë me akzuat që ka ngritur ajo që dua të theksoj besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve e lexova duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare si deputete si bashkëshorte, si nënë. Lobimi hetimi pasuror dhe operacionet plastike që fliten në tv janë në një çështje, nuk kam bërë ndërhyrje estetike, çdo grua që kërkon të mirëmbahet nuk është ndërhyrje estetike, të gjitha gjërat e tjera janë ta faktuara. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Le ta mbajnë celularin, ka vetëm gjëra të bukura, u pyeta për të gjitha, jam e paditur nga Veliaj" - tha Kryemadhi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme