Politika 12 June 2024, 22:05 Nga VNA

Rama “zhduk” Veliajn në 33-vjetorin e PS-së! Mbledh rreth vetes senatorë, themelues, ministra, deputetë dhe simpatizantë

Ndaje në Whatsapp

Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit. Në oborrin e selisë rozë përveç kryeministrit, ministrave dhe deputetëve ishin edhe senatorët themelues të kësaj force politike, gazetarë dhe simptatizantë.

U pa Sekretari Organizativ, Blendi Klosi, të merrte rolin kryesor pas Ramës dhe jo kryebashkiaku Erion Veliaj. Mesazhi i Ramës dukej i qartë: PS është një parti që mbahet prej tij dhe askush tjetër nuk mund të bëjë pa pëlqimin e tij.

Në selinë e PS-së, ku tradicionalisht festohen përvjetorët e themelimit të partisë, në krah Ramës u panë edhe ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ish-ministrat, Arta Dade, Namik Dokle, Et’hem Ruka dhe mjaft të tjerë. Rama e ka përmbledhur urimin e tij për këtë ngjarje vetëm me një frazë “Rroftë Partia Socialiste”. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ai i cili ka mbajtur fjalën e rastit duke nënvizuar se “PS është gati për të fituar edhe shumë gara elektorale”.

“PS ka dëshmuar vazhdimësi, siç është sot një bashkim i themeluesve, por e shumë të rinjve që i janë bashkuar ndër vite. Sot në këtë festë vijmë më të fortë se kurrë, me shumë arritje se ja kemi dalë të jemi pranë njerëzve të zakonshëm të Shqipërisë. PS vjen e fortë, e përgatitur për të fituar shumë gara të ardhshme elektorale”, tha Klosi.

Disa prej senatorëve shprehën urimet për këtë ditë për të gjithë socialistët dhe simpatizantët e kësaj partie.

Ish numri dy i kësaj partie, Gramoz Ruçi, theksoi: “Kënaqësi e madhe! Para 33 vitesh zonjat barazoheshin me gishtat e dorës, sot 50% e qeverisë janë zonja."

Ish-deputetja Valentina Leskaj tha se PS dhe Rama po mbajnë premtimet për të cilat morën mandatin e tretë. “E gjen PS një parti të fortë të organizuar me një punë të jashtëzakonshme. Është një nga gjërat më të mira që po bën PS.”

Ndërkohë Namik Dokle shprehet se në ADN-në e PS është përmirësimi i vazhdueshëm.

“E gjen shumë mirë, e gjen në mandatin e tret dhe gati për të katërtin. ADN e PS është përmirësimi brenda vetes. Kjo e bën të besohet nga popullit. Në ditët e festave nuk bëhen këto analiza.”

Ethem Ruka vlerëson se në historinë e PS ka vetëm fitore. “Uroj që të jetë fortë sa ditën e parë. Ka histori të shkëlqyer. Historia e saj është shumë fitore. Asgjë nuk është e përsosur.”

Ndërsa Arta Dade thekson se PS udhëheqëse e Shqipërisë në mjaft sfida ndërkombëtare. “Është një ngjarje e shënuar. Uroj që PS të mbetet e solidaritet dhe e vlerave mbi të cilat u krijua. I uroj socialistët dhe simpatizantët urime, partitë politike janë vlere kombëtare. “

   

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme