Sociale 18 October 2024, 09:47 Nga VNA

Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin

Kapitali njerëzor në Shqipëri po cenohet nga shërbimet e dobëta arsimore dhe shëndetësore. Këto shërbime në vend që të përmirësohen duket se janë përkeqësuar me tej duke bërë që potencialet e njerëzve që jetojnë në Shqipëri në vend që të rriten të ulen.

Banka Botërore në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se, se në të gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri kanë një rritje të prevalencave të sëmundjeve që janë duke ndikuar negativisht cilësinë dhe produktivitetin e njerëzve.

“Produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit shpjegohet me një prevalencë e lartë e faktorëve të rrezikut për shëndetin e të rriturve, mbi mesataret e rajonit ECA dhe BE.

Incidenca mesatare e obezitetit në mesin e popullsisë së rritur në Shqipëri është 22.3%, teksa mesatarja rajonale është 23 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 17 për qind në BE. Përqindja mesatare e të rriturve duhanpirës në Rajon është 35 për qind, në Shqipëri 22.9 krahasuar me 28 për qind në ECA dhe 26 për qind në BE, ndërsa prevalenca i pirjes së duhanit është 28.9% në Shqipëri, ku mesatarja në rajon është 26 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 21 për qind në BE.

Në të gjithë Rajonin në rajonin, prevalenca e pirjes së duhanit dhe alkoolit është dukshëm më e lartë tek meshkujt se femrat, ndërsa prevalenca e obezitetit është pak më e lartë tek femrat.

Mirëpo mangësitë më të mëdha në potencialin njerëzor po krijohen nga cilësia e dobët e arsimit. Testet ndërkombëtare të studentëve kanë treguar se rezultatet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin ndër më të ulëtat në Rajon.

Përtej rezultateve të ulëta të arsimit bazë, e njëjta performancë e dobët vërehet edhe në arsimin e lartë, ku cilësia është e ulët. Nota mesatare e cilësisë së universitetit në vendet e WB6 është 8.7 (në një shkallë nga 0 në 100, ku 100 korrespondon me universitetin më të lartë të renditur në botë), ndërsa mesatarja për ECA është 12.5, për BE-në është 28.8 dhe lideri në botë (Singapori) ka rezultatin 50.3.

Performanca e Rajonit mbështetet vetëm nga Serbia, e cila ka një notë mesatare të cilësisë universitare prej 22.6, ndërsa vendet e mbetura të Rajonit kanë dukshëm rezultate më të ulëta. Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor mesatarisht, 29 për qind e të rriturve të moshës 30-34 vjeç kanë një diplomë universitare, krahasuar me 33 për qind në ECA dhe 43 për qind në BE.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë është thelbësore që vendet të kalojnë drejt një modeli të ri të rritjes, i cili do t’i çojë ato në arritjen e statusit me ardhurave të larta./ Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme