Kronika 21 October 2024, 15:20 Nga VNA

Arrestimi i Ilir Metës, jo një lajm i beftë – Klodiana Lala: Hetimet për të kanë nisur prej 4 vitesh

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Ilir Metës, jo një lajm i beftë – Klodiana

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion” në News 24, deklaroi se arrestimi i Ilir Metës nuk përbënte një surprizë. Ajo theksoi se ish-presidenti kishte kohë që sulmonte publikisht SPAK-un (Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ndërsa hetimet për të kishin nisur katër vite më parë.

Sipas Lalës, hetimet janë përqendruar kryesisht në aferën CEZ-DIA, një çështje që përfshinte dënimin e Kastriot Ismailajt, si dhe dy çështje të tjera që lidhen me hetimet pasurore. Ndërkohë, Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës, është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Gjithashtu, Lala zbuloi se nga sekuestrimi i një celulari janë nxjerrë të dhëna të reja që implikojnë veprimtarinë e Ilir Metës, duke theksuar se hetimet ndaj tij po thellohen gjithnjë e më shumë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme