Lifestyle 27 October 2024, 09:08 Nga VNA

Arbana Osmani "divorc" përfundimtar me Top Channel. Zbulohet emisioni i ri

Ndaje në Whatsapp
Arbana Osmani "divorc" përfundimtar me Top Channel. Zbulohet

Pas një periudhe pushimi, Arbana Osmani rikthehet sërish në ekran – por këtë herë jo në televizionin ku jemi mësuar ta shohim. Me një format të ri dhe të veçantë, Arbana vjen në YouTube me emisionin që do të mbledhë  personazhet më të dashur dhe të njohur për publikun shqiptar.

Në këtë emision të ri, që do të jetë një ndërthurje mes bisedave intime dhe atmosferës së ngrohtë familjare, Arbana do të ftojë miqtë e saj në një ambient të veçantë: shtëpinë e saj në Boge. Të ftuarit e parë mësohet se do të jenë Alketa Vejsiu, Arjan Çani, Eraldo Rexho dhe ndoshta edhe Ylli Limani, të cilët do të ndajnë histori nga jeta e tyre personale dhe profesionale, momente të veçanta dhe përvoja që i kanë formuar si individë.

Pritet që Arbana të sjellë një format autentik e të sinqertë, ku publiku do të ketë mundësinë të njohë anët e panjohura të të ftuarve. Gjithashtu, surprizat e përgatitura nga Arbana për secilin prej tyre premtojnë ta bëjnë këtë emision një nga eksperiencat më të veçanta të sezonit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme