Kronika 6 Maj 2024, 10:16 Nga VNA

661 të arrestuar, policia bën bilancin për muajin prill

Ndaje në Whatsapp

Njoftimi i policise

95 operacione policore janë zhvilluar dhe 661 autorë të dyshuar veprash penale, janë vënë në pranga, si rezultat i punës së vazhdueshme, të bazuar në inteligjencën policore, bashkëpunimin me qytetarët dhe në zbatimin e masave të hartuara në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.

?11 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime të tjera, janë vënë në pranga si rezultat i operacioneve të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

?10 shtetas të tjerë të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, grekë, britanikë, italianë dhe gjermanë.

 

 

?60 shtetas që ishin në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale, janë kapur dhe vënë në pranga, në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve të pandërprera dhe administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

 

 

?20 armë zjarri, 13 armë gjahu/sportive, 7 mina me telekomandë, 22 kapsolla detonatore, 9 kallëpe me lëndë plasëse, 8 maska dhe 25 armë të ftohta, janë sekuestuar si rezultat i operacioneve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve në ambiente të ndryshme.

 

 

?66 kilogramë kanabis, 5200 fara kanabisi, qindra doza kokaine dhe heroine, 180 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, janë sekuestruar si rezultat i operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve.

?Plani i posaçëm kundër kultivimit të cannabisit, që në fazë fillestare, goditi 4 raste të shitjes së farave të kësaj bime dhe 4 raste të përshtatjes së ambienteve për kultivimin e tyre, në të cilat u gjetën dhe u asgjësuan reth 3400 fidanë/bimë narkotike.

?Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, në 6 raste, ka parandaluar ngjarje të mundshme kriminale dhe parandalimin e përshkallëzimeve të konflikteve për motive të dobëta.

?Puna hetimore profesionale e strukturave të Policisë, ka zbardhur 4 raste të vënies së lëndëve eksplozive në subjekte/banesa dhe 17 raste të vjedhjeve të ndryshme, 3 prej tyre të kryera me anë të armëve imituese.

?Në fushën e krimeve ekonomike janë zhvilluar 7 operacione, si rezultat i të cilëve janë sekuestruar 1 automjet me vlerë 100 000 euro, 13 statuja dhe ikona, bizhuteri dhe mallra të kontrabanduara. Njëri prej operacioneve zbuloi në Yzberisht, një subjekt (firmë) ku falsifikoheshin dokumente.

?2 makineta, 1 kompjuter dhe 25 celularë u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme që ishin përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.

?Në fushën e krimeve kundër mjedisit, janë goditur 40 raste dhe janë sekuestruar kallëpe me lëndë plasëse dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për peshkimin e paligjshëm, mjete që përdoreshin për prerjen e pyjeve apo për nxjerrjen e gurëve dekorativë. Në prag të sezonit turistik, Policia ka rritur vigjilencën ndaj ndërtimeve të paligjshme që kryhen kryesisht në zonat turistike, me qëllim përfitimin.

?Rritja e numrit të turistëve, i ka angazhuar shërbimet e Policisë, përveç punës për garantimin e sigurisë, edhe me gatishmërinë për t’iu dhënë ndihmë, në raste nevoje. 22 turistë që kishin mbetur në bllokuar duke eksploruar vendet turistike, në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë, për shkak të terrenit të vështirë, mungesës së orientimit apo pamundësisë për të lëvizur, u gjetën dhe u ndihmuan nga Policia.

✅3 operacione të zhvilluara nga Policia e Shkodrës, e Korçës dhe e Gjirokastrës, goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë.

✅Në të janë gjithë vendin janë arrestuar/proceduar në gjendje të lirë, 120 shtetas, për dhunë në familje.

✅Policia Kufitare, krahas punës për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, ka goditur edhe:

-50 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 5 raste të falsifikimit të dokumenteve, 8 raste të kontrabandës së mallrave, 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike dhe 9 raste të mosdeklarimit të parave. Për rastet e fundit janë sekuestruar 104 600 euro dhe 12 300 franga.

✅Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

?Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

✔Janë vënë në pranga 189 drejtues mjetesh, nga të cilët 128 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 61 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi;

✔Janë pezulluar 285 leje drejtimi, nga të cilat 185 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 30 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 70 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në njësitë e Policisë, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie.

 

Video

? Përhapet zjarri në Akërni, nis ndërhyrja nga ajri Një vatër zjarri ka përfshirë pyllin me pisha pranë hidrovorit të fshatit Akërni që prej pasdites së sotme. Situata u përkeqësua dhe po punohet për ta vënë nën kontroll. ? Në operacion janë angazhuar 4 helikopterë nga Baza Ajrore e Kuçovës, së bashku me ekipet në terren. ? Forca Ajrore po monitorojnë zonën, për të identifikuar vatra të reja dhe për të evidentuar raste të mundshme të zjarrëvënies së qëllimshme.

Policia Kufitare Vlorë ndihmon turistët në Sarandë dhe Palasë, mbetën në det te hapur ? Sarandë – Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe mori ujë. Pas njoftimit, patrulla e Policisë Kufitare ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur shoqërimin e sigurt të kapitenit drejt bregut dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit. ? Palasë – Në zonën e Shën Andreut, disa turistë që ndodheshin në një mjet lundrues u rrezikuan për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare reagoi me shpejtësi, duke bërë të mundur shoqërimin e tyre të sigurt në breg si dhe ankorimin e mjetit detar në molin e Palasës.

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, ne fshatin Akërni , Njësia Administrative Novosele . Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që po ndihmon në frenimin e përhapjes së zjarrit.

Për të denoncuar farsën zgjedhore , Sali Berisha ka paralajmëruar sot se PD do të botojë sërish një libër për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky është libri i dytë i zi i zgjedhjeve pas atij të zgjedhjeve lokale të vitit 2023

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme