Kronika 5 May 2024, 11:02 Nga VNA

Tragjike në Shkodër, zhduket nëna me 3 fëmijët, arrestohet babai

Ndaje në Whatsapp

Ergys Arrazi është arrestuar nga Policia e Shkodrës nën dyshimet për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”, 3 ditë pasi denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të mitur.  Vajza e madhe e çiftit, 9 vjeç u gjet e mbytur në Lumin e Bunës nga një peshkatar dhe tashmë policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen  e gruas dhe dy fëmijëve të tjerë.

Çifti ishte në proces divorci dhe policia ka dyshime se sjellja e Ergys Arrazit e ka çuar gruan e tij të marrë fëmijët dhe të vetëmbytet në lumin Bunë sipas hetimeve të deritanishme.

Ergys Arrazi më përpara kishte deklaruar se ka humbur kontaktet me familjen e tij.  

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme