Bota 27 June 2025, 20:07 Nga VNA

62 të vrarë në nga forcat izraelite

Ndaje në Whatsapp
62 të vrarë në nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin duke pritur për të marrë ndihma.

Raportimet për njerëz të vrarë teksa po prisnin të merrnin ndihma janë të fundit në kuadër të një sërë incidentesh vdekjeprurëse që janë raportuar se kanë ndodhur pranë qendrave për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, të cilat janë ngritur nga një fondacion humanitar që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Zëdhënësi i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se 62 palestinezë u vranë të premten nga sulmet izraelite në mbarë territorin palestinez.

Ndërkaq, e kontaktuar nga kjo agjenci lajmesh, ushtria izraelite tha se po i heton këto incidente të raportuara, duke mohuar se trupat e saj kanë shtënë në një nga lokacionet në Gazë ku Agjencia për Mbrojtje Civile në këtë territor tha se një nga personat që po priste ndihma u vra.

Sipas Bassal, gjashtë persona u vranë në jug të Gazës afër një qendre për shpërndarjen e ndihmave që operohet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një tjetër në një incident të ndarë në qendre të territorit. Ndërkaq, tre persona, sipas Bassal u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, ku palestinezët po prisnin për ndihma.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që nga fundi i majit më shumë se 500 persona janë vrarë afër qendrave për shpërndarjen e ndihmës. GHF-ja ka mohuar se kanë ndodhur incidente vdekjeprurëse në afërsi të qendrave të ndihmës që ky fondacion menaxhon.

GHF, një sistem i ri për shpërndarjen e ushqimit i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, nisi shpërndarjen e ushqimeve në Gazë më 26 maj.

Por, Kombet e Bashkuara dhe organizatat kryesore humanitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me GHF-në për shkak të shqetësimeve se ajo është krijuar për të përmbushur objektivat ushtarake të Izraelit.

Ndërkohë, Izraeli po vazhdon bombardimet në territorin palestinez dhe shteti ka thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta nisi pasi Hamasi në tetor të vitit 2023 sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 56.000 persona./REL

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme