Bota 18 Korrik 2025, 11:32 Nga VNA

100 vjet "Mein Kampf"/ Trashëgimia e tij ideologjike mbetet e rrezikshme edhe sot e kësaj dite

Ndaje në Whatsapp
100 vjet "Mein Kampf"/ Trashëgimia e tij ideologjike mbetet e

Adolf Hitleri është gjallë. Të paktën në internet. Kushdo që kërkon fjalën "Hitler" në platformën X të miliarderit të teknologjisë Elon Musk do të hasë në çdo moment postime të bëra vetëm para disa sekondash. Interneti është plot me Hitlerin: fotografi të Hitlerit, meme të Hitlerit, kryqe të thyer, slogane "Heil Hitler”.

Antisemitët, racistët, ideologët e konspiracionit, antidemokratët dhe mbështetësit e Hitlerit po e përhapin helmin e tyre ideologjik kudo. Në Gjermani, në Evropë, në SHBA, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme, në Indi. Diktatori gjerman ka vdekur para tetëdhjetë vjetësh, por me vrasësin Adolf Hitler vazhdon të bëhet biznes i mirë edhe sot e kësaj dite. Dyqanet e bukinistëve në mbarë botën fitojnë para me botimet e vjetra të broshurës së Hitlerit "Mein Kampf". Një botim në gjermanisht kushton rreth 250 euro, versioni spanjisht "Mi Lucha" kushton mbi 300 euro, dhe botimi në anglisht "My Struggle" kushton rreth 600 dollarë në portalet përkatëse online. Këtë libër e gjen për pak para edhe në tregjet egjiptiane dhe portalet indiane online.

Antisemitizëm brutal dhe përbuzje për demokracinë: Libri konsiderohet sot si manifest në të cilin Adolf Hitleri shpalosi botëkuptimin e tij fanatik, antisemitizmin e tij brutal dhe përbuzjen e tij për demokracinë dhe diversitetin shoqëror - tetë vjet para se të vinte në pushtet në vitin 1933. Në "Mein Kampf" ai i quan gjermanët si racë superiore dhe mbizotëruese. Dhe shumë kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai ëndërronte një "gjermanizim" të Evropës Lindore dhe dëbimin e dhunshëm të miliona njerëzve.

"Motivi i luftës shpaloset që në titull - aty në fakt del në pah i gjithë racizmi", shpjegon historiani austriak Othmar Plöckinger në një intervistë me DW. "Kjo do të thotë që më i forti fiton, dhe raca më e fortë triumfon. Por edhe në luftën individuale për pozita dhe ofiqe, fiton ai që ka vullnetin më të fortë, ai me shpirtin më të pamëshirshëm, ai që i përket, në kuptimin më të gjerë, racës më të mirë ose ka aftësi më të mira." Botimi i librit më 18 korrik 1925 nuk bëri ndonjë bujë. Hitleri ishte një puçist i dështuar që sapo kishte kaluar më shumë se një vit në burg për tradhti të lartë. Lëvizja e tij nacional-socialiste ishte e vogël dhe nuk kishte ndikim të madh politik në Gjermani dhe Austri. Hitleri gjendej përpara dështimit politik.

Dhe asokohe në tregun e librave kishte shumë shkrime polemike me përmbajtje nacionaliste dhe kujtime burgu. Po ashtu libri i Hitlerit nuk ishte as shumë origjinal – përmbajtja e tij ishte një zhgënjim madje edhe për shumë nga ndjekësit e tij, shpjegon Othmar Plöckinger: "Në gazetën "Deutsche Zeitung" ka një fjali të famshme e cila e zemëroi shumë Hitlerin: 'Ne kemi luftuar një luftë mbrojtëse nacionaliste për 40 vjet, dhe tani një puçist i ri (Hitleri) vjen dhe do të na shpjegojë se çfarë do të thotë mendim politik!" Megjithatë libri u bë bestseller dhe sukses financiar për Hitlerin.

DW

Video

Pamje nga postblloqet e policisë në kërkim të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme