Sociale 20 December 2024, 09:39 Nga VNA

1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Ndaje në Whatsapp
1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të ardhurat dhe nivelin e jetesës në vitin 2023. Që nga viti 2018, INSTAT e mat varfërinë në përputhje me metodologjinë e Eurostat nëpërmjet treguesit “Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) që u referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Sipas rezultateve të fundit, Shqipëria kishte 42.1% që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Po të marrim në konsideratë se me të dhënat e Cens 2023, popullsia e vendit ishte 2.4 milionë banorë dhe mbi 1 milion shqiptarë po përjetojnë një nga format e rënda të varfërisë.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Një individ mund të konsiderohet në vështirësi në rast se nuk ka: Sipas Eurostat Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të popullsie në rrezik të varfërisë dhe privimit material.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë Herzegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.

Të dhënat e Eurostat për vendet e Bashkimit Europian flasin se në vitin 2023, rreth 21.4% e popullsisë europiane ose 94.6 milionë banorë ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme