Kronika 26 November 2024, 00:01 Nga VNA

Zbardhen emrat e anëtarëve të organizatës kriminale që u godit nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen emrat e anëtarëve të organizatës kriminale që

Sot, Prokuroria e Posaçme ka realizuar një operacion të gjerë në Elbasan, pas analizës së të dhënave nga aplikacionet Sky Ecc. Aksioni ka pasur si qëllim arrestimin e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar gjithsej 18 urdhër-arreste me burg, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”. Deri tani, disa prej urdhër-arresteve janë ekzekutuar.

VNA ka siguruar emrat e organizatës kriminale që u godit ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme.

Arrest me burg:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie:

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje:

Elton Qyno

Artan Hoxha

Gjatë operacionit, është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe është kontrolluar banesa e një tjetër ish-gjyqtari, Zihni Shahu. Po ashtu, është lëshuar një urdhër-arrest me burg për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Ndërkohë, në Milano është arrestuar edhe biznesmeni Marsel (Bujar Shega), administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili dyshohet të ketë lidhje me grupin e Suel Çelës.

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme