Kronika 25 November 2024, 16:39 Nga VNA

Reagimi i SPAK: U godit organizatë kriminale, pjesë gazetarë, ish- gjyqtarë, prokurorë e  avokat

Ndaje në Whatsapp
Reagimi i SPAK: U godit organizatë kriminale, pjesë gazetarë,

SPAK reagim zyrtar për aksionin që goditi një organizatë kriminale. Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-gjyqtarë si dhe ish-zyrtari i policisë, Dedan Gjoni.

Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg -  18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit); Arrest në shtëpi -  1 avokat; Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore -  2 gazetarë. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme