Kronika 25 November 2024, 15:43 Nga VNA

Urdhër arresti për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, akuzat

Ndaje në Whatsapp
Urdhër arresti për gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, akuzat

SPAK ka lëshuar diten e sotme dy urdher arreste pë gazetarin e kronikës Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha. Burime mediatike bëjnë me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza "anëtar i organizatës kriminale". Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”. Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa "detyrim paraqitje". Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Lajm në përditësim....

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme