Kronika 25 November 2024, 16:23 Nga VNA

Aksioni i SPAK: Masë e re sigurie për Suel Çelën. Kush është “bosi” i krimit në Elbasan?

Ndaje në Whatsapp
Aksioni i SPAK: Masë e re sigurie për Suel Çelën. Kush

SPAK ka firmosur një tjetër masë arresti për Suel Çelën, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri. Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në bazat dhe bizneset e Suel Çelës. Megjithatë, arrestimi i tij nuk është bërë i mundur.

Suel Çela është shpallur në kërkim më herët, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ky i fundit ka deklaruar se Çela e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti. Po ashtu, Dumani dëshmoi se Çela e kishte porositur edhe për vrasjen e administratorit të një shkolle private në Tiranë, Lulëzim Masha. Nga hetimet ka rezultuar se atentati ndaj Elton Kilës nuk u realizua, ndërsa Masha arriti të mbijetonte.

Suel Çela është hetuar gjithashtu për incidentin e njohur me punonjësit e policisë në derën e ish-tregut agroushqimor.

Në kuadër të këtij aksioni, janë arrestuar dy ish-gjyqtarë, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Një masë e re sigurie është firmosur edhe për avokaten e Suel Çelës. Gjykata e Posaçme ka caktuar gjithashtu masën e detyrimit për paraqitje ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

 

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme