Kronika 25 November 2024, 23:35 Nga VNA

Masa e SPAK, Artan Hoxha reagon sërish: S’kam kryer asnjë krim në detyrën time të ushtruar me krenari

Ndaje në Whatsapp
Masa e SPAK, Artan Hoxha reagon sërish: S’kam kryer asnjë krim

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me masat e sigurimit të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për përfshirje në krim të organizuar.

Në reagimin për emisionin "Opinion", Hoxha tha se nuk ka kryer asnjë krim dhe se kontrolli i ushtruar ndaj tij dhe kolegëve të tij ka qenë i paligjshëm. Më tej ai tha se është i paqartë për arsyet që kanë çuar në këto masa dhe i bëri thirrje autoriteteve të sqarojnë situatën.

“Brenda një kohe të shkurtër, shtëpia ime është bastisur dy herë nga SPAK. Prej 19 viteve punë pa ndërprerje duke zënë me dorë thuajse të gjitha grupet kriminale në Shqipëri dhe jo vetëm, sinqerisht jam habitur për një masë të tillë të firmosur nga njerëz që unë kam besuar që i kam mbështetur fuqimisht në detyrën e tyre kundër elementëve kriminalë. Këtë gjë e di më së miri Vladimir Mara, Altin Dumani dhe e gjithë trupa e prokurorëve të SPAK dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.

Edhe njëherë faleminderit prej çdo kolegu. S’kam kryer asnjë krim në detyrën time të ushtruar me krenari pranë grupit mediat Shqiptarja.com, shkollës së gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri. Na morën telefonat në mëngjes dhe pastaj na kanë bërë kontroll banese. Na thanë që kontrolli është i paligjshëm dhe na kthyen telefonët, laptopët, iPad-et, flashet dhe hard disqet”, thuhet në reagimin e Hoxhës”, tha Hoxha.

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme