Kronika 25 November 2024, 23:50 Nga VNA

Ngjarja tragjike te “Fan Noli”/ Gazetarja Lala jep detaje të reja: Shoku i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit djali i një hetuesi të BKH pranë SPAK

Ndaje në Whatsapp
Ngjarja tragjike te “Fan Noli”/ Gazetarja Lala jep detaje të

Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje të tjera për ngjarjen e rëndë në që ndodhi në shkollën “Fan Noli” ku mbeti i vrarë 14-vjeçari, Martin Cani.

Lala tha se rezulton se dy grupe fëmijësh janë përleshur me njëri-tjetrin. Ajo tha se edhe Martini, edhe autori i krimit kanë qenë të shoqëruar nga persona të tjerë, bashkëmoshatarë. Lala deklaroi se shoku i autorit të dyshuar të ngjarjes është djali i një hetuesi të SPAK.

Më tej, Lala deklaroi se deri tani grupi hetimor ka dalë në përfundimin se autor i ngjarjes ka qenë vetëm një person, ndërsa akt-ekspertimi do të tregojë të vërtetën.

Klodiana Lala: Çdo prind duhet t’i bashkohet protestës. Pas vrasjes së Martin Canit, po mbahen nën vëzhgim ambientet e jashtme të shkollave. Fatkeqësisht, që të bëhej kjo, duhet të ndërronte jetë një 14-vjeçar. Mendoj se reagimi është me vonesë. Ka çdo ditë konflikte në shkolla, situata është alarmante. Protesta për vrasjen e adoleshentit nuk duhet të jetë me ngjyrime politike. Nëse një mësues del te protesta, të nesërmen nuk është më në punë. Mësuesit frikësohen të dalin në protestë.

Në ngjarje kanë qenë 5 persona. Martin Cani, ka qenë me Luizin dhe me djalin e tezes. Vrasësi i dyshuar ka qenë me një mikun e tij, që nuk është ndaluar nga policia, pasi rezulton se nuk është përfshirë në ngjarje. Janë përleshur dy grupet e fëmijëve. Shoku i autorit të dyshuar rezulton se është djali i një hetuesi të BKH, pranë Prokurorisë së Posaçme. Grupi i hetimit ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur autor të dytë në ngjarje. Por çështja po hetohet. Me akt-ekspertimin do arrihet në përfundimin sesa thika janë përdorur në ngjarje. Akt-ekspertimi zbardh ngjarjen.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme