Politika 21 October 2024, 16:35 Nga VNA

Zbardhen akuzat zyrtare për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen akuzat zyrtare për ish-presidentin Ilir Meta dhe

Presidenti i Partisë së Lirisë akuzohet për korrupsion kryer në bashkëpunim, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg. Kryemadhi akuzohet për korrupsion në dy raste kryer në bashkëpunim, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj saj është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Piro Xhixho akuzohet nga SPAK për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, dhe fshehje pasurie. GJKKO ka caktuar masën e arrestit në shtëpi për të.

Ema Çoku dyshohet për veprën penale të pastrimit të parave dhe ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ilir Meta u arrestua teksa kthehej nga Kosova për në Partinë e Lirisë, ku kishte njoftuar një konferencë për shtyp. Skuadra e policisë e ndaloi në afërsi të Kthesës së Kamzës dhe, për shkak se ai kundërshtoi, u nxor me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte. Meta është ish-presidenti i parë që shkon prapa hekurave, ndërkohë që nën akuzë dhe arrest shtëpie është edhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme