Politika 21 October 2024, 09:21 Nga VNA

PD mbledh Kryesinë, përgatitje për protestën para Parlamentit Europian në Strasburg

Ndaje në Whatsapp
PD mbledh Kryesinë, përgatitje për protestën para

Sot në orën 18:00, Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë, ku do të diskutohen tre çështje kryesore: çështjet organizative të partisë, axhenda e vazhdimit të aksionit opozitar, dhe tema të tjera që kanë rëndësi për strategjinë e partisë.

Në këtë takim pritet të mbajë fjalën edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Mbledhja vjen pak ditë pas protestës kombëtare të zhvilluar më 7 tetor dhe dy ditë përpara se PD të zhvendosë protestën e saj në Strasburg, para Parlamentit Europian.

Sipas axhendës së partisë, më 23 tetor, 30 deputetë të PD-së do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg, ku do të mbahet seanca plenare. Qëllimi i kësaj proteste është sensibilizimi i eurodeputetëve lidhur me përjashtimet e deputetëve të PD-së nga Parlamenti Shqiptar dhe burgosjet politike që, sipas partisë, po prekin përfaqësuesit e tyre.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme