Politika 18 October 2024, 18:05 Nga VNA

Shkaktuan kaos në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton dy deputetë të PD

Ndaje në Whatsapp
Shkaktuan kaos në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton dy

Pas tensioneve në Kuvend, Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 ditë deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Dy deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve, ndërsa deputetja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që u dyshua se ishte benzinë, por ajo vetë në një reagim tha se ishte parfum ne shenje proteste.

Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Ndërkohë sipas mazhorancës deputeti i opozitës Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme