Politika 21 October 2024, 12:25 Nga VNA

Pas arrestimit të Jurgis Çyrbjas, Rama shmang komentin dhe fokusohet tek reforma e pensioneve

Ndaje në Whatsapp
Pas arrestimit të Jurgis Çyrbjas, Rama shmang komentin dhe fokusohet

Një ditë pasi ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, Kryeministri Rama mbajti një takim me pensionistët, ku nuk përmendi asnjë fjalë për ngjarjen e bujshme. Në vend të kësaj, ai u përqendrua tek reformat ekonomike dhe sfidat me të cilat përballet skema e pensioneve në Shqipëri.

Rama adresoi tri çështje kryesore gjatë fjalimit të tij:

1. Deklarimi i plotë i pagave në sektorin e ndërtimit – Kreu i qeverisë kritikoi ashpër ndërtuesit që nuk deklarojnë të ardhurat reale të punonjësve, duke e cilësuar si një krim që dëmton fondin e pensioneve dhe të ardhurat e ardhshme të punonjësve.

2. Nevoja për fonde shtesë për skemën e pensioneve – Rama theksoi se skema aktuale e sigurimeve shoqërore ka nevojë për një mbushje shtesë prej 500 milionë eurosh dhe se vitin e ardhshëm do të shtohen edhe 100 milionë euro për këtë fond.

3. Lufta kundër informalitetit – Duke vlerësuar rritjen e numrit të punonjësve të deklaruar, Rama nënvizoi rëndësinë e formalizimit të pagave dhe kontributeve për të siguruar një sistem pensionesh të qëndrueshëm.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme