Politika 21 October 2024, 13:43 Nga VNA

Arrestimi i Metës, Berisha: Persekutim politik

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Metës, Berisha: Persekutim politik

Lajmin për arrestimin e Ilir Metës kreu i Partisë Demokratike, Berisha e mori ndërkohë që fliste para mediave.

Kreu i PD-së e cilësoi arrestimin e Metës si një akt persekutimi politik, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor. Sipas tij, ky arrestim është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për eliminimin politik të Metës.

“Ajo që po ndodh është persekutim politik ndaj Ilir Metës. Nuk kanë publikuar asnjë fakt apo dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës. Ky është një plan i mirëmenduar për eliminimin politik, dhe ndoshta edhe fizik, të Metës,” deklaroi kreu i PD-së.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme