Kripë dhe Piper 17 October 2024, 08:16 Nga VNA

Ylli i “One Direction” ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, ra nga ballkoni i hotelit!

Ndaje në Whatsapp
Ylli i “One Direction” ndërron jetë në moshën

 

Ylli i “One Direction”, Liam Payne ndërron jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i hotelit. Sipas policisë argjentinase, Payne u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires pasi 31-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së katit të tretë.

Oficerët thonë se ata fillimisht po i përgjigjeshin raporteve “të një burri agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit”.

Kreu i shërbimit të urgjencës mjekësore të qytetit tha për mediat lokale se Payne u dërgua në spital, por ai kishte pësuar lëndime “shumë të rënda” si rezultat i rënies.

Një hetim është nisur. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se është në kontakt me autoritetet në Argjentinë.

 

Video

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

🔴PO NDODH TANI TE RRUGA E ELBASANIT

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme