Kripë dhe Piper 15 October 2024, 12:33 Nga VNA

Lori Hoxha i jep fund beqarisë, ja detajet e para nga dasma

Ndaje në Whatsapp
Lori Hoxha i jep fund beqarisë, ja detajet e para nga dasma

Lori Hoxha, ka vendosur t’i japë fund beqarisë, pas shumë vitesh duke mbajtur jetën private larg syrit të publikut. Sipas burimeve, Hoxha do të martohet këtë fundjavë me partnerin e saj Vis Bajraktarin, një lidhje që ka mbetur tepër e fshehtë deri tani.

Detajet e dasmës janë mbajtur në privatësi të plotë nga pronarja e Top Channel, e cila ka preferuar të mos ndajë informacione të mëtejshme rreth përgatitjeve apo marrëdhënies së saj. Megjithatë, sipas burimeve të afërta, dasma do të zhvillohet në një ceremoni të madhe me rreth 400 të ftuar, që pritet të mbahet në Sheraton, në Tiranë.

Kjo është dasme e dytë pasi çifti janë martuar në Meksikë, ku bënë një ceremoni shumë private me pak miq dhe familjarë.

Ndërsa Lori Hoxha dhe ekipi i saj kanë bërë të pamundurën për të ruajtur çdo detaj të kësaj ngjarjeje speciale, tashmë ka nisur të zbulohet se përgatitjet janë në fazën finale dhe gjithçka pritet të jetë gati deri në fundjavë. Megjithatë, edhe pse mbetet një nga dasmat më të përfolura të vitit, çifti ka arritur ta mbajë në hije lidhjen e tyre deri në këtë moment.

Urojmë çiftin e ri për një jetë të mbushur me lumturi dhe dashuri!

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme