Kripë dhe Piper 13 October 2024, 20:30 Nga VNA

Taylor Swift shkakton indinjatë me shumën e dhuruar për të prekurit nga uragani në Florida

Ndaje në Whatsapp
Taylor Swift shkakton indinjatë me shumën e dhuruar për të

Florida po përballet me pasojat shkatërrimtare të uraganit Helene që ë goditi para pak javësh, dhe atij të fundit, Milton, i cili ishte edhe më i fuqishëm. Shumë të famshëm kanë vendosur të ndihmojnë me donacione për të prekurit. Një prej tyre ishte Taylor Swift, e cila ka dhuruar pesë milionë dollarë (4.5 milionë euro) si ndihma për zonat e prekura nga uraganet. Megjithatë, disa njerëz janë zemëruar me këtë lajm, duke menduar se ajo duhej të kishte dhuruar më shumë, duke marrë parasysh që është miliardere.

“Pesë milionët e saj janë si 10 euro për shumicën prej nesh”, “Kjo është qesharake. E bën këtë vetëm për të përmirësuar imazhin e saj publik”, “Është një gjest i bukur, por nuk është ndonjë sakrificë e madhe nga ana e saj”, ishin disa nga komentet. “Njerëz të tillë mund të dhurojnë më shumë… Ajo është e gjitha fallco dhe narcisiste”, ishte një tjetër koment në X (ish-Twitter).

Lajmin për donacionin e Swift e publikoi drejtoresha ekzekutive e organizatës jofitimprurëse Feeding America, Claire Babineaux-Fontenot. “Jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj Taylor Swift për donacionin e saj bujar prej pesë milionë dollarësh. Ky kontribut do të ndihmojë në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e komuniteteve, duke siguruar ushqim bazë, ujë të pastër dhe furnizime për njerëzit e prekur nga këto stuhi shkatërruese”, shkroi ajo në Instagram.

Video

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Kur merr vesh se ka zjarr tek selia e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme