Politika 7 July 2026, 11:37 Nga VNA

Xhafaj shuplaka KLP-së: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë, ju duhen 100 prokurorë, pse kërkoni 12 nga Magjistratura?

Ndaje në Whatsapp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është përballur me një valë kritikash gjatë raportimit të fundit përpara Komisionit të posaçëm parlamentar. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar KLP-në si një ndër hallkat më problematike të sistemit aktual të drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e vendimmarrjeve të tij.

“Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj.

Paradoksi i vakancave: Mbi 100 vende bosh, kërkohen vetëm 12 prokurorë të rinj
Një nga pikat më të nxehta të diskutimit ishte menaxhim i burimeve njerëzore. Edhe pse kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, pranoi ekzistencën e një numri të lartë vendesh vakante, strategjia e ndjekur nga institucioni për plotësimin e tyre u kontestua fort nga Xhafaj. Ai akuzoi këshillin për mungesë vizioni dhe llogaritje të gabuara në raport me Shkollën e Magjistraturës.

“Keni qenë të paaftë të bëni llogari të kësaj natyre apo ka një lloj papërgjegjshmërie? Vitin e kaluar i keni kërkuar Shkollës së Magjistraturës vetëm 12 prokurorë. Nuk ka një numër zyrtar. Edhe për plotësimin e vakancave kërkoni 12 prokurorë, ku kishit mundësinë për më shumë, ju vetë, ndërkohë që keni mbi 100 vakanca, keni disa vakanca të fshehura, unë kam vite që e trajtoj këtë gjë. Nuk kërkoni shtim të prokurorëve përmes Shkollës së magjistraturës, as shtim të numrit të përgjithshëm. Si do ta zgjidhim? Kur do të kemi një plotësim të plotë të vakancave sipas numrit aktual të prokurorëve dhe vakancave efektive?”, iu drejtua ai Bogdanit.
Nga ana e saj, Bogdani u mbrojt duke argumentuar se përzgjedhja ka qenë e kushtëzuar nga standardet e larta që kërkon institucioni.

“Arsyeja që u parashtrua ishte cilësia e numrit të kandidatëve”, u shpreh Bogdani.

Akuzat për nepotizëm dhe trajnimet "për qoka"
Debati u ashpërsua më tej kur u prek çështja e rekrutimit të stafit mbështetës dhe trajnimeve. Xhafaj hodhi hije dyshimi mbi kriteret e punësimit, duke lënë të kuptohet se institucioni është kthyer në një strehë për familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe politikës.

“Keni nevojë për shtesa? Jo për të bërë qokë, për të marrë shokët e miqtë, burrat, gratë, fëmijët e prokurorëve, gjyqtarëve apo politikanëve? Ju dhe disa institucione të tjera, e keni bërë si vend ku bashkohen fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, u shpreh kryetari i komisionit.


Lidhur me këtë, kryetarja e KLP-së sqaroi se trajnimet mbulohen nga ASPA ose donatorët e jashtëm, ndërsa hodhi idenë e nevojës për trajnime specifike mbi funksionimin kolegjial për vetë anëtarët.

BKH dhe përplasjet e brendshme: Kërkesë ndjese për etikën
E pyetur mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Bogdani kërkoi kohë, duke theksuar se procesi sapo ka kaluar fazën e përzgjedhjes.

“Ende s’kemi bërë ndonjë përpjekje duke qenë se sapo u përmbyll përzgjedhja. Nuk është i rëndësishëm vetëm emërimi, por edhe ndërveprimi për të reflektuar standarde ndërkombëtare, do të marrë pak kohë”, tha Bogdani.


Një tjetër moment reflektimi ishte ai për përplasjet dhe tonet e larta brenda Këshillit, të cilat shpesh kanë dalë në publik. Bogdani kërkoi ndjesë publike, por i cilësoi divergjencat si pjesë normale të një organi kolegjial, duke premtuar rregulla të reja nëse situata nuk ndryshon.

“Masat për dialogun ndërinstitucional, kërkojmë ndjesë për tonet shpeshherë të ngritura të debatev, në institucionet kolegjiale lind natyrshëm një lloj konflikti, për to mos folur pastaj për qasjet. Ne kemi shpeshherë përballje të forta lidhur me të njëjtin koncept për mënyrën si duhet adresuar. Kemi marrë masa dhe besoj që nëse nuk arrijmë të kemi dakordësi ose zgjidhje të përshtatshme, do të miratojmë rregulla etike”, tha ajo.


Në mbyllje u diskutua edhe procesi i digjitalizimit, i cili sipas Xhafajt po penalizon vlerësimin e institucionit. Kryetarja e KLP-së saktësoi se kjo procedurë është në dorë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe pritet të finalizohet brenda një viti.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme