Politika 19 February 2025, 15:53 Nga VNA

Veliaj nga qelia: Po më bëhet gjyq popullor nga një letër anonime. Kërcënon prokurorin: Nuk të hapi rrugë i gjallë!

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nga qelia: Po më bëhet gjyq popullor nga një letër

Vijon të reagojë nga qelia e burgut në Durrës, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Teksa nuk kursen sulmet ndaj prokurorit të çështjes Ols Dado, nuk i del inati me akuzuesin Nesti Angoni, të cilin e quan anonim.

Ai thotë se gjendet në burgun e Durrësit pa e ditur se për çfarë e akuzojnë dhe se "Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar “i dënuar”.

Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë “nuk po shfaq pendesë”.

Sot që gjendet pas dyerve të hekurit të burgut të Durrësit akuzon median se koordinohet me llumin politik, sipas tij, njeriun që bëri 45 shkolla  dhe 109 çerdhe dhe tani, sikurse shkruan, "ço nëpër studio tv e në portale disa llapa-llapa të etur për gjak, me mision të veçantë, ku turren llapaqenërit veteranë".

"Pastaj merr vulën e thertores tek Erjon Kasapi dhe arrestoje gjënë e gjallë me biografi të keqe, thjesht për dyshime që edhe ti e di se s’janë prova" dhe sipas tij-"violinisti dështak përdor teknikat e ‘histerisë kolektive’ për gjyq në media pa gjyq në institucione për tre udhëtime me çarter, për udhëtime ekonomike që bën gjithë mileti".

Sipas Veliajt, "ky fuks pervers vazhdon dhe e lë aty si krim, sepse fjala “çarter”, normal, tingëllon shumë inkriminuese për gjyqin e studiove dhe portaleve" ndaj dhe për të duket se po i bëhet gjyq në media "nga një copë letër anonime dhe një prokuror i futur në Spak me mik! Pa gjyq!".

Dhe si për t'a mbyllur mesazhin, Veliaj ndonëse është në burg i dyshuar për katër vepra përshendet "me mall dhe kokën lart, se shejtanbudallait nuk do t’i hapim rrugë! Gjallë jo njëherë"!

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme