Politika 18 February 2025, 17:23 Nga VNA

PD/ 300 aplikime për Primaret, Helidon Bushati heq dorë nga kandidimi për deputet

Ndaje në Whatsapp
PD/ 300 aplikime për Primaret, Helidon Bushati heq dorë nga kandidimi

Sot ka përfunduar afati që Partia Demokratike kishte vebdosur për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve. Burime bëjnë me dije se kanë dorëzuar kërkesën 300 kandidatë për t'u futur në primare. Komisioni i Zgjedhjeve në selinë blu do mblidhet  për të shqyrtuar kandidaturat sa i takon aspektit formal të dokumentacionit. Në vijim pritet të mblidhet kryesia për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Nga kjo garë është tërhequr Helidon Bushati i cili ka njoftuar se nuk do të kandidojë.

"Personalisht, kam zgjedhur të mos mos marr pjesë në primare dhe si rrjedhojë heq dorë nga aspirata për të qenë kandidat për deputet. Ky nuk është thjeshtë një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale. Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve"- shkruan Bushati në rrjetet sociale.

Helidon Bushati në vitin 2017, hoqi dorë nga lista fituese e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër për maksimalizimin e rezultatit në zgjedhje.

Në vitin 2022, hoqi dorë nga drejtimi politik i qarkut Shkodër, në përpjekje për të mbajtur të bashkuar PD-në.

Ndërsa tani hoqi dorë nga kandidimi për deputet, sikurse shkruan,  për t'i hapur rrugën të rinjve dhe krijuar më shumë mundësi për fitore.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme