Politika 17 February 2025, 22:17 Nga VNA

“Tërmet nga poshtë, flakë nga lartë”, Alibeaj: Sulm të drejtpërdrejtë ndaj SPAK-ut

Ndaje në Whatsapp
“Tërmet nga poshtë, flakë nga lartë”, Alibeaj:

Themeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, në fjaën e tij në parlament, është shprehur se Rama ka deklaruar hapur synimin e tij për të minuar drejtësinë. Duke përmendur fjalët e kryeministrit “termet nga poshtë, flakë nga lart”, Alibeaj tha se synimi është për të kthyer drejtësinë në binarët e tij. Alibeaj e ka cilësuar këtë deklaratë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj SPAK-ut.

Më tej, ai ka shprehur kundërshtinë e tij ndaj ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Zgjedhor, duke e quajtur të padrejtë numërimin e votave të diasporës nga PS dhe PD. Ai ka akuzuar qeverinë për shmangie të rekomandimeve të OSBE-OHDIR për depolitizimin e administratës dhe ka theksuar se nuk mund të ndryshohen rregullat zgjedhore në mes të procesit.

“Më i sinqertë se ndonjëherë tjetër, Edi Rama nuk ka qenë tre katër ditë para kur ju mblodhi të gjithëve dhe ju tha synimin real që ai ka së bashku me ju. ‘Tërmet nga poshtë, flakë nga lartë’, për ta kthyer drejtësinë në binarë kushtetues, në binarët e vet. Nuk ka deklaratë më të rëndë nga i pari i qeverisë sesa sulmi i drejtëpërdrejtë që i bëri SPAK-ut. Tërmet nga poshtë, flakë nga lartë, ta kryqëzojë. Ndaj, kjo është asyeja e vërtetë edhe pse ky parlament është mbledhur sot. Ka rëndësi propozimi i sjell nga Edi Rama për ndryshimet në kodin zgjedhor. Ndaj dua ta them që tani, vota ime është kundër. Vota ime është kundër që vota e diasporës të numërohet nga PS dhe PS. I harruat rekomandimet e OSBE-OHDIR, të depolitizimit të administratës?! Vota ime është kundër që gjasme të zgjerohet afati që diaspora të votojë. Si? Ndryshoni rregullat në mes të lojës?!” -  u shpreh Alibeaj.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme