Politika 17 February 2025, 18:17 Nga VNA

Raporti i DASH: Të zbatohet Reforma në Drejtësi, të luftohet korrupsioni

Ndaje në Whatsapp
Raporti i DASH: Të zbatohet Reforma në Drejtësi, të luftohet

Një raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit bën thirrje që në Shqipëri të zbatohet reforma në drejtësi e miratuar në vitin 2016.

Raport i Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve thotë se SPAK-u në Shqipëri ndërmori veprime që përfshinin arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë.

Po ashtu në raport përmendet edhe rasti i ish kryeministrit Sali Berisha apo i ish ministrit Lefter Koka, i cili ndodhet ne burg.

“Në vitin 2023, SPAK ndërmori veprime që përfshinin arrestimet dhe sekuestrimin e pasurive të ish-zyrtarëve të lartë. Në tetor, SPAK njoftoi një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës për korrupsion dhe pastrim parash dhe sekuestroi pasuritë e tij. Në tetor gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorimi i detyrës sepse një kompani pagoi 1.47 milionë dollarë në llogaritë dhe kompanitë e Kokës për punë të pa kryera kurrë. Gjykata sekuestroi edhe pasuri me vlerë 4 milionë dollarë”.

Po ashtu në raport theksohet se “Shqipëria duhet të shtojë hetimet dhe paditë për pastrim parash për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, të përmirësojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të integrojë plotësisht SPAK-un në përpjekjet kundër pastrimit të parave”.

Pavarësisht hetimeve të shumta për pastrim parash, ndjekjet penale mbeten të ulëta- thuhet ne raport.

“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese, të ndjekë udhëzimet rregullatore, të kryejë mbikëqyrje efektive, të përmirësojë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar në korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike”.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme