Politika 17 February 2025, 14:16 Nga VNA

“Pas 11 majit SPAK nuk do të ekzistojë”, Berisha sqaron deklaratën

Ndaje në Whatsapp
“Pas 11 majit SPAK nuk do të ekzistojë”, Berisha sqaron

Berisha ka sqaruar deklaratën e mëparshme, ku kishte shprehur synimin për të zhbërë SPAK-un, duke theksuar se qëllimi i tij është forcimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit me tolerancë zero.

Në lidhje me SPAK-un, Berisha ka theksuar se çdo person i ndershëm që zbaton ligjin do të mbështetet, pavarësisht nëse institucioni quhet SPAK apo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai ka shtuar se synimi është forcimi i këtyre institucioneve dhe adoptimi i një politike me tolerancë zero ndaj krimit dhe korrupsionit.

Berisha ka kritikuar gjithashtu mbështetësit e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, duke e quajtur atë një armik të vendit që nga viti 2016. Ai ka premtuar se ndikimi i Sorosit dhe i kryeministrit Edi Rama do të marrë fund në Shqipëri

"Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin.

Nuk është punë Skapi këtu.

E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet… ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund.

Xhorxh Sorosi është një armik i Shqipërisë, e kam thënë këtë, e kam quajtur publikisht monstër që nga viti 2016, sot i them se është faktuar i tillë dhe monstruozitetet Soros nuk do ekzistojnë në Shqipëri. As të Edi Ramës.

Do krijojmë, gjithnjë me Komisionin e Venecias, asnjëherë jashtë Komisionit të Venecias, ai është institucioni që gëzon besimin e plotë të PD-së…

Por, kjo do ndodhë. Ata që mbrojnë korrupsionin e tyre me Skrapin, gabojnë rëndë.

Mos harroni se para një viti, Antoni Blinken erdhi dhe e përgëzoi Altin Dumanin se ka arrestuar Sali Berishën.

Po ku është sot Antoni Blinken? I padenjë për t’u futur në ndërtesat e qeverisë së tij." tha Berisha

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme