Politika 16 February 2025, 14:25 Nga VNA

Berisha si Rama/ Auditim të qeverisjes së mëparshme

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke iu përgjigjur interesit të panelistëve në prezantimin e programit ekonomik të PD, u shpreh se, Shqipëria është një vend me mundësi shumë të mëdha. Berisha u shpreh se, vendi do të drejtohet drejt dixhitalizimit të thellë, bitcoin, blachain, që duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se, me të ardhur në pushtet qeverisja e PD, do të bëjë një auditim të plotë të 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës për të zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë euro nga buxhetet e qeverisë.

Në fakt, auditi që do bëjë Berisha kur të vij në pushtet, është i njëjtë me atë që premtonte Edi Rama në vitin 2013. Asokohe, kreu i PS premtonte se rilindja ekonomike do të niste nga një analizë e thellë për të ditur me saktësi si ishte menaxhuar buxheti i shqiptarëve.

“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur” – shprehej Rama në kohën kur ishte në opozitë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme