Politika 15 February 2025, 23:27 Nga VNA

Grenell mes Klodian Allajbeut dhe Dafina Zeqirit/ Të dërguarit special të Trump nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Grenell mes Klodian Allajbeut dhe Dafina Zeqirit/ Të dërguarit special

Richard Grenell është një personazh i njohur në Shqipëri. Edhe pse nuk u zgjodh sekretar shteti, siç e prisnin shumë politikanë shqiptarë, ai mori emërimin si i dërguar special i presidentit Trump për misione të rëndësishme. Grenell mësohet të jetë pjesë e delegacionit amerikan bashkë me zv. presidentin amerikan VJ Pence në konferencën ndërkombëtare që po zhvillohet në Munich të Gjermanisë. Gjithsesi, ai e ka gjetur kohën të kontaktojë edhe me përfaqësues të Shqipërisë. E për këtë ka zgjedhur këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri, e cila, siç mësohet, ka planifikuar një koncert në Munich. Dafina ka postuar një foto ku duket mjaft familjare me Grenellin, i cili më herët kishte bërë dhe një foto me pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. Ndërsa njihet si mik i këngëtares Bleona Qerreti, nuk dihet a do të xhelozohet kjo e fundit për miqësinë e re të Grenellit me Dafina Zeqirin. Sa për Klodian Allajbeun, nuk është hera e parë që biznesmenë shqiptarë përdorin foto të tilla për të “shpëlarë” disi imazhin për aferat ku janë përfshirë.

Richard Grenell me të vërtetë mund të mos ketë marrë ndonjë post të rëndësishëm në administratën e Trump. Ama ai vazhdon të ruajë e të zgjerojë lidhjet e tij me Shqipërinë dhe Serbinë, kryesisht në biznes dhe kulturë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme