Politika 15 February 2025, 10:40 Nga VNA

Rama vetë në Gjermani, në Tiranë lëshon kasetat e gatshme ku bën thirrje emigrantëve të kthehen: Shqipëria nuk është zi

Ndaje në Whatsapp
Rama vetë në Gjermani, në Tiranë lëshon kasetat e

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë. Por në Tiranë, ka "publikuar" regjistrimin e tij të podkastit, teksa zhvillon një bisedë me një emigrant shqiptar në Greqi.

Në këtë bisedim kreu i qeverisë u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Madje, ai shkoi më tej, duke thënë se në fakt "Këtë javë kemi diskutuar pse kur korrupsioni fillon luftohet realisht perceptimi për një periudhë të caktuar kohe rëndohet sepse fillon dhe ekspozohet, kthehet në një temë që ndikon në perceptim.

Për kreun e qeverisë Shqipëria nuk është zi, jemi një vend tjetër. Sot vendi është i gatshëm të presë shumë më tepër emigrantë mbrapsht. Kush nuk provon, nuk realizon atë që dëshiron”, tha kryeministri.

Sipas tij, "kur korrupsioni luftohet realisht, perceptimi për një periudhë kohe rëndohet, sepse problemet dalin në dritë. Ekspozimi i korrupsionit kthehet në një temë që ndikon në perceptim”, deklaroi Rama.

Shqipëria është sot e gatshme për të pritur shumë më tepër emigrantë mbrapsht dhe nuk është Shqipëria ajo që duket nga TV, ku 90% të kohës dëgjon vetëm zi”, tha Rama.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme